Njihuni me njeriun që e bën Maseratin të duket si Maserati

ardita 0

Alfa Romeo dhe Maserati janë institucionet e industrisë italiane të automobilave . Të dyja markat janë mbi 100 vjeçare. Makinat e këtyre markave janë të shpejta, luksoze, por mbi të gjitha është dizajni i jashtëm ai që bie në sy më shumë.

Kur u pyet gjatë një interviste Klaus Busse i cili është zëvendës presidenti i dizajnimit për të dyja markat, nëse ka ndonjë lloj makine të veçantë që ai dëshironte të krijonte për Maseratin ai u përgjigj : Jo! 

Më pas shtoi: shikoni Levanten, ju mund të thoni “Maserati bëri një SUV”.  Unë do të thosha, “kemi bërë një tjetër Maserati që ka hapësirën dhe lartësinë e udhëtimit të një SUV”.  Kur filluam projektin, nuk kishim asgjë për t’iu referuar. Si mund të bëni një Maserati SUV? Ne nuk e bëjmë.  Ne vetëm bëjmë një Maserati, një trup elegant, por në vend që të kemi një dizajn three-box, e bëmë pothuajse si një hatchback.

Komplimenti më i bukur që po marrim është fakti që askush nuk pyet: “pse e bëri Maserati Levanten?” Askush nuk na kritikon apo nuk ndihen të surprizuar nga kjo.

Alfa Romeo ishte po aq e bukur sa Maserati . Karakteristikat e makinave tona janë disa por unë do të veçoja dy . E para, ne kemi një pamje unike, nëse ju do vizitonit një shfaqje makinash është shumë e sigurtë që ju do i dallonit nga makinat e tjera.

E dyta, është se ne së shpejti do krijojmë makina me dizajno të sheshtë. Italia është vendi i skulpturës, vendi i Michelangelos dhe vendi i formave të bukura . Në Centro Stile ne kemi skulptorë të talentuar, megjithatë ne përdorim kompjutera si gjithë të tjerët për të përshpejtuar një projekt dhe për të stimuluar gjërat por ne ende jemi shumë krenarë për makinat që kemi krijuar pa ndihmën e teknologjisë.

This post is also available in: English