Njihuni me “Shigjetën e Argjendtë” elektrike të Mercedes-Benz (Video)

ardita 0

Mercedes-Benz EQ Vision Silver Arrow është një makinë-koncept  e frymëzuar nga W125 e viteve ’30 , si në format aerodinamike ashtu edhe në ngjyrë. Makinat e Mercedes të shekullit XX janë njohur ndryshe edhe si “Shigjetat e Argjendta” dhe duke nisur nga “EQ Vision Silver Arrow “që u prezantua në Monterei duket se kështu do të quhen edhe në shekullin XXI.

“EQ Vision Silver Arrow” ka vetëm një sedilje, ajo është në ngjyrë kafe, pjesa brenda është shumë luksoze. Makina-koncept është e gjatë 5.3 metra dhe e gjerë 1 metër, duket sikur nuk është nga planeti ynë, ka një dizajn unik, teknologji të avancuar prodhon  550kW (738 kuaj fuqi).

This post is also available in: English