Njihuni me koleksionin e makinave të “Mbretit të Hip-Hop-it”

ardita 0

Reperi i famshëm amerikan Eminem ka lindur në Miçigan dhe është bërë menjëherë i famshëm në vitin 1999 me daljen e albumit kryesor të tij “Slim Shay LP”, me të cilin fitoi dhe çmimin për albumin më të mirë Rap në Grammy Awards (viti 2000). Ai emrin e tij të vërtetë e ka Mashall Bruce Mathers III, përveçse reper ai është producent, kompozitor dhe aktor.

Reperi nuk është se mburret shumë për makinat që ka, por makinat që përdor flasin shumë për fuqinë, dominancën dhe sofistikimin, këto cilësi përputhen më së miri me personalitetin e tij.

Eminem ka shumë para, prandaj nuk është çudi që ai ka nën pronësi jo vetëm një ose dy makina, por ka shumë me tepër se kaq.
Zbuloni më poshtë disa nga makinat e reperit:

1. Cadillac Escalade
Cadillac-u i zi është një nga makinat SUV më luksoze. Makina është e shpejtë dhe shumë e përshtatshme për Eminem-in. Ai është parë shpesh nëpër koncerte me këtë makinë. Eminem e ka blerë këtë makinë luksoze për 80,000 dollarë.

2. Hummer H3
Kjo makinë ka debutuar në vitin 2003 dhe Eminem-it i ka kushtuar 45,000 dollarë.

3. 1999 Mustang GT Convertible
Eminem e bleu këtë makinë sapo mori çekun për albumin e tij të parë që publikoi. Kjo makinë në fillim ka qënë e kuqe por ai dëshironte t’i bënte disa modifikime, i ndryshoi ngjyrën , rrotat si dhe instaloi një sistem zanor R74 200. Më pas këtë makinë e shiti në Ebay.

4. Ferrari Enzo 599 GTO
Nuk kishte si të mungonte makina e Ferrarit në koleksionin e tij të makinave. Kjo makinë i ka kushtuar 670,000 dollarë.

5. Chrysler 200
Këtë makinë të mahnitshme, Eminem e ka blerë rreth 30,000 dollarë.

Lini një Përgjigje