Njihuni me SUV-in e ri francez, Citroën C5 Aircross

ardita 0

Citroën sapo ka paraqitur versionin europian të modelit të ri SUV C5 Aircross, i cili që nga vjeshta e vitit të kaluar ka dalë në shitje në Kinë. Lançimi i C5 në tregun europian është programuar që të jetë nga fundi i këtij viti. Ndërsa versioni PHEV do të vijë në treg nga fundi i vitit 2019.

Citroën C5 Aircross është SUV  kompakt i bazuar në Peugeot 3008 dhe 5008, Opel Grandland X. Kompania franceze me modelin e ri synon të konkurrojë shitjen e SUV-ave më të shitur në botë, Nissan Qashqai, Toyota RAV4, ndërsa do të prodhohet në Ren.

C5 Aircross do të jetë makina e parë plug-in hibride që marka prodhon. Detajet e sakta teknike për motorin dhe çmimet akoma nuk janë bërë të ditura.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”49″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

This post is also available in: English