Nordhavn dhe Vripack do të bashkëpunojnë në ndërtimin e jahtit N80

liridona 0

Studio dizenjuese hollandeze Vripack dhe kantieri amerikan Nordhavn janë duke bashkëpunuar në ndërtimin e jahtit eksplorues prej 24 metrash të quajtur N80.

Detajet rreth jahtit që do të ndërtohet u publikuan nga Nordhavn tek Fort Lauerdale Internation Boat Show. Jahti mund të akomodojë deri në 8 persona në 4 dhoma.

Jahti është parashikuar të ketë një zhakuzi dhe një pishinë të madhe. Jahti N80 nuk do të ketë dizajnin klasik amerikan në pjesën e brendshme por studioja dizenjuese  Vripack do ta dizenjojë atë sipas stilit skandinav ku gati çdo gjë do të jetë prej druri.

Gjatë prezantimit të projektit të jahtit zëvendës-presidenti i Nordhavn Jim Leishman u shpreh: Qëllimi i përbashkët i Nordhavn dhe Vripack është që t;iu ofrojmë klientëve një nga jahtet më të rehatshëm, të sigurtë dhe luksozë.