Nuk do ta besoni sesa e lehtë është të “hakoni” një Tesla Model X.

liridona 0

Një Tesla e hakuar është “vjedhur” në 90 sekonda falë pajisjes  Bluetooth!

• Studenti belg i sigurisë kibernetike Lennert Wouters tregoi një Tesla Model X të hakuar në vetëm dy minuta.

• Për të pasur sukses në sipërmarrjen e tij, atij iu desh një investim prej vetëm 253 euro.

• Kjo shumë e lejoi atë të blinte një pajisje Bluetooth.

• Më pas, ishte e mjaftueshme të pozicionohej ne më pak se 4.5 metra nga një pronar i Tesla për të marrë numrin e identifikimit të makinës.

• Sapou fut në automjet, ai ishte në gjendje të niste makinën në sajë të softuerit të kontrollit të automjetit qe kishte blere në eBay.

Sa të sigurta janë makinat Tesla?

Lennert Wouters – një student i sigurisë kibernetike në universitetin belg KU Leuven – e ka vënë në dyshim këtë duke treguar një Tesla Model X të hakuar në më pak se dy minuta. Për të shfrytëzuar dy dobësit në sistemin e zbatuar nga kompania e themeluar nga Elon Musk, belgut iu desh një investim prej vetëm 253 eurosh, gjë që e lejoi atë të blinte një pajisje Bluetooth. Eshte një pajisje që përshtatet në një çantë shpine dhe është e kontrollueshme përmes smartphone-it.

 Për të hyrë në automjet, i riu përdori vetëm aftësitë e tij kompjuterike. E vetmja gjë që ai kishte për të bërë ishte të rrinte ne nje distance prej 4,5 metra nga pronari i një Tesla Model X. Falë paisjes qe kishte një transmetues Bluetooth, ai ishte në gjendje të simulonte sinjalin e koduar që zakonisht vjen nga çelësi i automjetit (ose nga smartphone i pronari i automjetit), mori numrin e identifikimit të makinës dhe zhbllokoi automjetin.

Softueri i gjetur në eBay

Sapo hyri brenda automjetit elektrik, Wouters u desh të shfrytëzonte një dobësi të dytë. Për ta bërë këtë, ai përdori softuerin e kontrollit të automjeteve të gjetur në eBay. Me pas e lidhi pajisjen e tij me automjetin, i cili identifikoi çelësin e tij si autentik. Brenda disa sekondave, ai arriti të qëndronte pas timonit të modelit të sapo hakuar Tesla Model X.

“Shfrytëzimi i këtyre dy dobësive lejoi një haker të vjedh një Model X brenda pak minutash,” komentoi studenti belg. E informuar per kete gje, kompania Tesla planifikon të zbatojë një axhornim për të korrigjuar problemin, por ky axhornim mund të zgjasë gati një muaj për t’u shpërndarë në të gjitha automjetet në nevojë.