Nuk është një ëndërr! Njihuni me makinën fluturuese që lëviz në tokë dhe në ajër

armir 0

Kjo makinë mund të shndërrohet në aeroplan në vetëm në 3 sekonda. Marka Aeromobil po i kthen në realitet makinat fluturuese me dy vendëshin e tyre fluturues.

Kjo makinë mund të vetëdrejtohet me pilot automatik si në rrugë po ashtu dhe në ajër. Është një makinë hibride elektrike që mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 170 km/orë në rrugë.

Për në ajër është e pajisur me motorra elektrikë që fuqizohen gjatë fluturimit nga një gjenerator të cilët ndihmojnë të kapë një shpejtësi  prej 359 km/orë. Marka Aeromobil do prodhojë vetëm 500 të tilla në fillim të gatshme për tu porositur në aeromobil.com me një çmim prej 1.5 milion dollarë secila prej tyre.

Do dëshironit  të ngisnit një të tillë?

This post is also available in: English