Nuk do ta besoni se çfarë fuqie do të ketë McLaren Speedtail

ardita 0

Detaje të reja kanë dalë rreth makinës së re McLaren Speedtail. Pasi u zbulua emri i makinës që më parë njihej si McLaren BP23 para një muaji, një detaj tjetër është zbuluar nga drejtuesi i kompanisë Mike Flewitt.

Ai tha se do të ketë një fuqi më të madhe se 987 kuajfuqi. Ai gjithashtu konfirmoi se Speedtail do të jetë një makinë hibride por jo me të njëjtin ndërtim si McLaren P1. Edhe pse mendohet që Speedtail do të jetë makina më e shpejtë që McLaren ka prodhuar ndonjëherë sipas Flewitt, McLaren nuk do të arrijë ta thyejë rekordin e shpejtësisë dhe t’i marrë Koenigsegg Agera RS titullin si makina më e shpejtë në botë.

Gjithashtu ai tha se Speedtail mund të bëjë një duel shpejtësie për të parë shpejtësinë e makinës me Hennesey Venom F5 kur ajo të thyejë rekordin e shpejtësisë prej 300 mph. Pasuesja e makinës ikonë McLaren F1, vetë 106 Speedtail do të prodhohen dhe një prej tyre kushton rreth 2.2 milion dollarë.

This post is also available in: English