Ocean Kings prezanton jahtin Ducale 88

Mariglen 0

Kantieri italian ka prezantuar jahtin prej 26.8 metrash në serine e modeleve Ducale të jahteve eksplorues. Pamja e jashtme dhe e brendshme e Ducale 88 është dizenjuar nga Arch Dose i studios VYD dhe nga Studio Innave. Gjatë prezantimit kompania tha se jahti do të stilohet si një megajaht dhe se do të jetë shumë praktik. Jahti mund të akomodojë deri në 10 persona në 5 dhoma dhe 4 pjesëtarë stafi në 2 dhoma.

Jahti Ducale 88 ka një shpejtësi maksimale prej 11.5 nyjesh ndërsa shpejtësia normale e udhëtimit është 10 nyje. “Në këtë sektor prakticiteti, pamja e brendshme, cilësitë e një superjahti dhe rehatshmëria janë ato që klientët kërkojnë më shumë dhe ky jaht i përmbush të gjitha”- tha drejtuesi i Ocean Kings Alberto Ballarin

This post is also available in: English