Oceanco dorëzon tek pronarët superjahtin prej 109 metrash, ‘Bravo Eugenia’

ardita 0

Oceanco ka përfunduar ndërtimin e superjahtit prej 109 metrash ‘Bravo Eugenia’ dhe e ka dorëzuar atë tek pronarët amerikanë.

Ky superjahti iu dorëzua pronarëve në datën 20 dhjetor dhe do të rikthehet sërish tek Oceanco pas pushimeve që pronarët po bëjnë në Skandinavi. Pamja e jashtme sportive e jahtit u dizenjua nga Nuvolari Lenard ndërsa ajo e brendshme u dizenjua nga studioja dizenjuese Reymand Langton Design.

Kantieri hollandez e ka konsideruar këtë jaht si një shembull të qartë të mendimit inovativ të këtij kantieri. Kompania Lateral Naval Architects ishte ajo që ishte përgjegjëse për instalimin e teknologjisë më të fundit në këtë superjaht. Ky superjaht prej 109 metrash ka një shpejtësi maksimale prej 17.5 nyjesh.

This post is also available in: English