Oceanco nis ndërtimin e superjahtit Bravo

liridona 0

Oceanco ka nisur ndërtimin e jahti prej 109 metrash të quajtur Project Bravo. Arkitekura e anijes do të bëhet nga Lateral Naval Architects.

Dizajni i jashtëm do të bëhet nga Nuvolari Lenard ndërsa ai i brendshëm nga Reymond Langton Design.

Mënyra e dizenjimit të këtij jahti është bërë e tillë që të ketë një balancë ndërmjet peshës, fuqisë, pjesëve teknike dhe atyre luksoze.

Përfaqësuesi i pronarit gjatë një deklarate për shtyp u shpreh: “Një projekt i këtyre përmasave gjithmonë krijon sfida të reja dhe mundësi interesante.

Project Bravo do të jetë një jaht fantastik i cili do të prezantojë mësë miri emrin e kompanisë dhe ekipit që po e ndërton atë”