Omega-3, përfitimet për shëndetin e lëkurës dhe flokëve

liridona 0

Acidet yndyrore Omega-3 janë kryefjala e lajmeve dhe këshillave për shëndetin. Këto ushqyes janë tejet të dobishëm dhe për fat të mirë gjenden tek ushqime si: arrat, produktet e detit, farat dhe vajrat bimorë.

Acidet yndyrore Omega-3 ndahen në tre lloje:

  • Acidi alfa-linoleik,
  • Acidi eikospaentaenoik,
  • Acidi dokosaheksaenoik.Ky grupim acidesh ofron përfitime të shkëlqyera për shëndetin.

    Ato e ndihmojnë njeriun të luftojë depresionin, inflamacionin dhe të mbrojë shëndetin e zemrës.

    Disa përfitime shtesë që acidet yndyrore Omega-3 ofrojnë për njeriun kanë të bëjnë me lëkurën dhe flokët.

    Ekspertët e AgroWeb.org thonë se këto përfitime për lëkurën dhe flokët janë shkencërisht të provuara.

    Kundër Dëmeve Nga Dielli

    Këto acide e mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme ultravjollcë UVA dhe UVB.

    Ekspertët thonë se konsumi i vazhdueshëm i acideve yndyrore përmirëson shëndetin e lëkurës dhe pengon shfaqjen e puçrave apo skuqjes nga dielli.

    Ato e bëjnë lëkurën të ketë ndjeshmëri më të lartë ndaj rrezeve të diellit.

    Kundër Akneve

    Ekspertët e AgroWeb.org thonë se një regjim ushqimor i pasur me acidet yndyrore Omega-3 ndihmon në pakësimin ose zbehjen e akneve në lëkurë.

    Kjo ndodh sepse aknet, kryesisht shfaqen si pasojë e një inflamacioni në organizëm dhe acidet yndyrore Omega-3  janë efikase në eliminimin e tij.

    Kundër Tharjes dhe Skuqjes së Lëkurës

    Acidet yndyrore ndihmojnë të ruajnë lagështinë e lëkurës.

    Ato shmangin tharjen, skuqjen dhe ashpërsimin e saj.

    Studimet thonë se në vetëm 12 javë konsumi të rregullt të acideve, lëkura e fytyrës është më e hidratuar, e butë dhe e ushqyer.

    Për Flokët

    Acidet yndyrore Omega-3 nxisin rritjen e flokut. Kjo është vënë re nga disa studime mbi gratë me flokë të hollë.

    Rezultatet treguan se marrja e suplementëve pakësonte ndjeshëm ritmet e rënies së flokëve dhe nxiste rritjen e tyre.

    Ushqimet më të mira për shëndetin e flokëve të cilat përmbajnë Omega-3 janë: salmoni, skumbria dhe harenga.

    Ato gjithashtu ofrojnë proteinë, vitaminën D3 dhe kompleksin e vitaminave B që janë thelbësore për shëndetin e flokëve.