Opsionet shtesë e rrisin çmimin e Mercedes Maybach S560 në 214,000 euro (Video).

liridona 0

2019 Mercedes – Maybach S560 4Matic mban një çmim prej 144,638.55 euro. Por sedani që shihni në video mban një sasi karakteristikash dhe opsionesh shtesë që çojnë çmimin e makinës në 214,000 euro.

Rezultati i të gjithë përditësimeve të bëra në këtë makinë është një sedan luksoz me katër dyer që lundron në rehati dhe komfort.

Opsioni më i shtrenjtë që ka Maybach S560 është ngjyra, që kushton 14,280 euro. Pjesa e jashtme vesh një kombinim me dy tone ngjyrash.  Aragonite Silver në pjesën e sipërme të trupit dhe Anthracite Blue në zonën e poshtme.

Për të veshur eksteriorin edhe më tepër, janë rrotat 20 inç të lëmuara, që kanë një çmim prej 5,890.50 euro.

 

Brenda në kabinë, ka një model tapicerie me lëkurë me kombinimin e dy ngjyrave Silk Beige dhe Deep Sea Blue. Ngjyrat janë të kombinuara me tonet e eksteriorit, dhe kushtojnë 3,629.50 euro.

Panelet e dyerve dhe ndenjëseve kanë seksione në formë diamanti që i japin makinës ndriçim ekstra.

Llamarina e zezë me vija të argjendta që kufizon kabinën, duke përfshirë pjesën e pasme të ndenjëseve të para, kushton 2,368.10 euro.

Interiori ka çdo detaj që do të kishit dashur ndonjëherë. Një stereo Burmester e bën muzikën të dëgjohet më mirë, për një çmim prej 6,307 euro. Ka një TV tuner 1,285 euro gjithashtu.

Pasagjerët që ulen prapa kanë ekranet e tyre për argëtim, si dhe ndenjëse të klasit të parë.

Drejtuesi i kësaj makine luksoze përfiton një ekran që pasqyron çdo gjë në xhamin përpara timonit, si dhe sistemin e pamjes në errësirë.

Parkimi është më i lehtë falë sistemit ndihmës që përfshin kamera me pamje 360 gradë.