Overmarine shet jahtin e saj më të ri Mangusta GranSport 45

Admin 0

Kantieri italian Overmarine ka njoftuar shitjen e jahtit prej 45.3 metrash të quajtur Mangusta GranSport 45.Jahti i  dizenjuar nga Alberto Mancini në bashkëpunim me Pierluigi Ausonio është ende duke u ndërtuar dhe pritet që të përfundojë vitin e ardhshëm. Jahti ka një pishinë të madhe, një xhakuzi për 7 persona dhe spa.

Ky jaht mund të akomodojë 12 persona në 5 dhoma dhe një staf prej 7 personash në 4 dhoma. Jahti ka një shpejtësi maksimale  prej 26 nyjesh por me shoejtësinë prej 11 nyjesh ky jaht mund të përshkojë një distancë prej 3000 miljesh pa ndaluar në ndonjë port për tu furnizuar.

This post is also available in: English