Pa aks, pa rrotë, kështu do të jetë e ardhmja e E-bikes?

armir 0

Konceptet e motorëve elektrikë nuk kanë përjashtime me sa duket, siç mund të shikohet nga kompania Finlandeze RMK që ka nxjerrë një projekt inonativ të ri e-bike që fokusohet në rrotën e pasme të motorrit.

Motorrat pa rrota janë imagjinata jonë e së ardhmes, ashtu si vitet 50 na tregonin figura të motorrëve që fluturojnë.  Kompania e re Finlandeze e motorrave RMK do na sjellë në të ardhmen konceptin e tyre të ri të motorrave, të quajtuar thjesht E2. Aty ku zakonisht jeni mësuar të shihni zinxhir apo rrip që vendos në lëvizje gomën e mbrapme, ky sistem përdor një motor cilindrik të vendosur në një gomë masive në pjesën e pasme që është burim fuqie dhe shtyrje për motorrin.

Motorri 67 kuaj fuqi pritet të pajiset me një nga dy bateritë që ofrojnë 193 kilometra ose 209 kilometra jetëgjatësi me një karikim. Koha e karikimit mund të variojë midis 2 deri në 3 orë. Shpejtësia maksimale është limituar në rreth 170 kilometra/orë e cila na bën të besojmë që E2 pritet të jetë një motor që na jep kënaqësi në drejtimin e tij. Sipas shefit të dizajnit të kompanisë, “rrota” e pasme  pritet të jetë më e lehtë sesa një rrotë e zakonshme motorri.

Çmimi i këtij motorri pritet të jetë rreth 24,990 € por edhe pse koncepti aktual akoma nuk është ndërtuar, ky model është i gatshëm për tu porositur me një kapar prej 2,000 €.

This post is also available in: English