Pablo Eskobar: Çfarë duhet të dini për të si shofer garash me makina?

liridona 0

Mbreti i kartelës së drogës, Pablo Escobar ka qënë një njeri i komplikuar. Në kulmin e tij, ai fitonte më shumë se 70 milion dollarë në ditë, duke transportuar kokainë nga Amerika e Jugut për në SHBA.
Një ngjashmëri e Pablos me njërëzit e tjerë ishte që, sapo ai u pasurua, filloi të garonte me makina sportive.

Renault 4 ishtë një nga makinat e tij të para garuese. Kjo makinë ishte e lirë në cmim dhe kryesisht e fuqishme, edhe pse nuk ishte e prodhuar për të garuar. Por kjo nuk e ndaloi entuziazmin e vëndasve për të garuar me to në një event të quajtur Copa Renault  4.

 Pablo nuk ishte si piloti i famshëm i F1 Ayrton Senna, por makinat e tij gjithmonë ishin pak më të shpejta se makinat e të tjerëve. Shoferet më të mirë se ai mundoheshin të mos i lejonin hapësira, por ai gjithmon ja dilte dhe ja arriti që të kapte dhe vëndin e dytë në kampionat.

Sa për kundërshtarët e tij garues, thashethemet thonë që ai paguante policë rrugorë që ti ndalonin ata para se të arrinin në pistë.

Kur Escobar u shfaq si garues, kjo gjë bëri lajm dhe përvec katër makinave Renault që do sillte në garë, ai solli me vete gjithashtu kamiocina, ushqime, shampanja, vajza dhe vetë u shfaq me helikopterin e tij.

Më vonë, ai u licensua të përdorte makina dhe më të fuqishme dhe të shpejta si Porsche 935, makinë me të cilën vendosi edhe një bast me shoferin më të famshëm në Kolumbi, Ricardo “Cuchilla” Londono.
“El Padron” gjithashtu finacoi Londono-n në përpjekjet e tij për të marë një licensë për të garuar në kompeticionin e famshëm  Formula 1, por kur Bernie Ecclestone, shef I Formula 1, zbuloi se nga vinin paratë, mohoi ti jepte licensën duke i shuajtur shpresat e tij për në Formula 1.

Makinat na bashkojnë, kështuqë nesë e shijoni këtë pasion pa vrarë, pa vjedhur apo pa bërë para me lëndë narkotike, akoma më mirë. Nuk është një hobi i thjeshtë, kështuqë mos zgjidhni pa u menduar mirë.

[Best_Wordpress_Gallery id=”206″ gal_title=”pablo”]