Palumbo Superyachts ka shitur superjahtin e saj ende pa u përfunduar ndërtimi.

Admin 0

Kantieri italian Palumbo Superyachts ka njoftuar se superjahti i saj prej 79.5 metrash i njohur me emrin Columbus 80 dhe që pritet të përfundojë në pranverën e vitit 2019 është shitur.

Ndërtimi i jahtit është në vazhdim e sipër në kantierin e kompanisë në Ankona me pjesët teknike dhe makineritë të cilat janë vendosur në jaht. Pamja e jashtme e jahtit ë dizenjuar nga Hydrotec ndërsa ajo e brendshme nga Francesco Guida. Shpejtësia maksimale e jahtit është 16.5 nyje ndërsa jahti në shpejtësinë prej 12 nyjesh mund të përshkojë 6000 milje detare.

Një tjetër jaht që po ndërtohet nga Palumbo Superyachts është dhe jahti prej 49.5 metrash Columbus S50 e cila pritet të përfundojë në verën e 2020.

This post is also available in: English