Panairi ndërkombëtar i makinave në Toronto, Kanada për vitin 2018

Admin 0

Panairi ndërkombëtar i makinave në Toronto, Kanada për vitin 2018, që do të mbahet gjatë datave 16-25 Shkurt, hapi dyert të premten me një numër rekord prej 21385  vizitorësh.

Këtë vit tema ka qënë “Fryma e re’’ e cila ekspozon evoluimin e makines ndër vite duke pasur në fokus lëvizshmërinë, personalizimin, dhe ndryshimet e mëdha në infrastrukturë dhe teknologji. Ka disa makina që do debutojnë në këtë panair siç është Koenigsegg Agera RS, makina më e shpejtë e prodhuar masivisht, Tesla Model 3, 2019 RAM 1500 Sport  dhe 7 koncepte të tjera. Gjithësej do të ekspozohen 41 makina të jashtëzakonshme.

Dy fjalë për panairin nderkombëtar të makinave në Kanada:

Panairi nderkombëtar i makinave në Kanada ka filluar që prej 1974 në Toronto dhe  zhvillohet çdo vit në muajin Shkurt tek Metro Toronto Convention Centre. Gjatë kohëzgjatjes së aktivitetit, mesatarisht 300,000 vizitorë eskplorojnë makinat e veçanta . Aty të apasionuarit pas makinave ndodhen në nje ambient  që tejkalon 60400 m2   i mbushur plotë me makina që plotësojnë çdo fantazi.

Më poshtë, automjet.al  ka siguruar foto dhe video ekskluzive për ti sjell lexuesit tane më pranë zhvillimeve të fundit në botën e automjeteve.  Le të lejojmë imazhet që të flasin vetë.

  

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje