Partneriteti ndëmjet Red Bull dhe Honda po shkon më mirë seç mendohej

Admin 0

Pas mbarimit të sezonit të kaluar Red Bull e prishi partneritetin me Renault duke lidhur një marrëveshje re me Honda. Honda është ajo që do të furnizojë ekipin e Formula 1 Reb Bull Racing me motorrë. Në provat e bëra në Barcelonë u duk se motorri Honda ishte më i shpejtë dhe më i besueshëm se ai Renault i vitit të kaluar. Të dhënat e para të mbledhura nga teknikët e Red Bull i kanë lënë ata shumë të kënaqur rreth motorrit të ri Honda edhe pse ka ende punë për tu bërë deri në garën e parë në Australi. Megjithatë të kënaqur me motorrin dhe makinën e re kanë ngelur edhe pilotët.

Max Verstappen i cili ka pasur disa kritika sezonin e kaluar rreth motorrit Renault deklaroi në një intervistë se motorri dhe makina e re janë më të mira se ajo e sezonit të kaluar. Ai gjithashtu ishte shumë optimist rreth partneritetit me Honda dhe sipas tij Honda e ka mbajtur fjalën  në çdo gjë që ka deklaruar. Megjithatë këto janë vetëm  provat e para testuese, rezultati do të shihet në provat e para kualifikuese dhe garën e parë në çmimin e madh  të Australisë.

This post is also available in: English