Pas 2020-ës nuk do të ketë më makina Volvo me shpejtësi më të madhe se 180 km/h

liridona 0

Volvo ka njoftuar që do të limitojë në mënyrë elektronike shpejtësinë maksimale të të gjitha makinave me 180 km/h pas vitit 2020. Kjo do të bëhet me qëllim parandalimin e aksidenteve që shkaktohen nga shpejtësia.

Format e kufizimit të shpejtësisë janë pjesë e sigurisë së firmës, drejt synimit që askush të mos dëmtohet në një makinë Volvo të re.

Sipas markës Volvo, limiti i shpejtësisë 180 km/h u vendos në mbështetje të balancimit të sigurisë me sjelljet e blerësve.

Rivalët gjermanë, si BMW dhe Audi, kanë vendosur limit shpejtësie prej 250 km/h.

Volvo kishte frikë se baza e saj e konsumatorëve do të zhduket nëse nuk vendosej një kufi shpejtësie i njohur kombëtarisht.

Për më tepër, Volvo planifikon të sjellë dy teknologji të reja për limitimin e shpejtësisë në modelet e ardhshme. Këtu përfshihen “smart speed controll” (kontrolli i zgjuar i shpejtësisë) që limiton shpejtësinë e makinës në bazë të kushteve të rrugës, si dhe sistemi “geofencing”, që limiton automatikisht shpejtësinë kur makina ndodhet afër shkollave dhe spitaleve.

Sipas kompanisë, sipër një shpejtësie të caktuar, teknologjia aktuale e asistentit të shoferit nuk është më efektive. Si e tillë nuk mund të parandalojë dëmtimet e rënda apo vdekjen, në një aksident rrugor.

Volvo gjithashtu planifikon që të trajtojë çështjen e dehjes dhe shpërqëndrimin e shoferit. Të dyja këto njihen si shkaqe të vdekjeve dhe dëmtimeve në rrugë.

Detajet nuk janë zbuluar ende. Por dimë që teknologjia do të përdorë njohjen e zërit dhe fytyrës për të përcaktuar nëse shoferi është i përshtatshëm për të vozitur.