Pas 2022 Honda do të prodhojë vetëm makina elektrike për Evropën

liridona 0

Prodhuesi japonez njoftoi të mërkurën se do të shesë vetëm automjete elektrike dhe hibride në Evropë duke filluar nga viti 2022, tre vjet më parë sesa ishte planifikuar.

Europianët që duan të blejnë një Honda të mundësuar ekskluzivisht nga benzina ose nafta duhet të veprojnë shpejt.

Prodhuesi japonez njoftoi të mërkurën se do të shesë vetëm automjete elektrike dhe hibride në Evropë duke filluar nga viti 2022, tre vjet më parë sesa ishte planifikuar.

Honda tha që përshpejtimet reflektojnë besimin në teknologjinë e gjelbër dhe ndryshimet rregullatore që kanë rritur industrinë në Europë.

“Ritmi i ndryshimit të rregullimit, tregut dhe sjelljes së konsumatorit në Europë do të thotë që zhvendosja drejt elektrifikimit po ndodh më shpejt këtu se kudo tjetër”, tha Tom Gardner, nënkryetar i lartë në Honda.

Prodhuesi i automjeteve tha se do të nisë gjashtë modele të reja në Europë gjatë tre viteve të ardhshme në mënyrë që të përmbushë qëllimin e tij, duke përfshirë dhe një version hybrid i cili pritet të dalë në treg vitin që vjen.

Gara për të elektrifikuar makinat është duke u zhvilluar globalisht. Një nga nxitësit më të mëdhenj është nevoja për të përmbushur standardet e rrepta të emetimeve në Kinë dhe Europë.

Deri në vitin 2040, makinat elektrike mund të përbëjnë 57% të të gjitha shitjeve të makinave të pasagjerëve në të gjithë botën, sipas një analize nga Bloomberg New Energy Financave.