Pas 2030-ës Porsche do të prodhojë vetëm makina elektrike

liridona 0

Prej disa vitesh Porsche ka prodhuar disa makina me motorë hibridë duke i rezistuar tundimit për kalimin në makina elektrike plotësisht.

Megjithatë që nga zhvillimi i modelit Mission E, është parë një ndryshim kursi për të ardhmen e Porsche.

Plani për shndërrimin e 50% të makinave në elektrike brenda 6 vitesh është mjaft ambicioz.

Sot Drejtori Ekzekutiv i Porsche Oliver Blume doli me një deklaratë edhe më të ashpër kur tha se prodhuesi Gjerman i makinave luksoze të performancës së lartë do të shesë vetëm modele elektrike pas 2030-ës.

Kështu Porsche do të shndërronte 50% të modeleve të ngelura në elektrike brenda 7 vitesh.

Gjatë intervistës zyrtare publikuar nga kompania, Blume u pyet se “kur do të shohim makinën e fundit Porsche me djegie të brendshme?” dhe ai u përgjigj:

“Pas 2030-ës, makina më sportive e Porsche do të ketë motor elektrik. Kushedi mbase edhe makina jonë më ikonike, 911, do të jetë elektrike.