Pas hetimeve të vazhdueshme në kompani, jep dorëheqjen një nga shefat ekzekutiv të Nissan

ardita 0

Një nga drejtuesit më të lartë të Nissan Motorit ka dhënë dorëheqjen, duke e tronditur më tej ekipin menaxhues të automjeteve japoneze, pasi hetimeve ndaj drejtorit ekzekutiv Carlos Ghosn per keqperdorime financiare.

Jose Munoz, i konsideruar gjerësisht si një aleat i ngushtë me Ghosn dhe një pasues i mundshëm për të udhëhequr partneritetin e automjeteve midis Nissan dhe kompanisë franceze Renault të Francës. 53 vjecari njoftoi për dorëheqje përmes një postimi në Linkedin. Në një njoftim, Nissan tha se Munoz ka vendosur të dorëhiqet, vendim që hyn në fuqi menjëherë, pa dhënë arsye të tjera.

Kjo dorëheqje është një goditje më shumë për kompaninë japoneze në kohën kur po përballet me skandale si dhe vështirësi në zgjërimin e brendit në SHBA dhe Kinë. Ghosn, 64 vjeçar, është mbajtur në paraburgim prej 19 nëntorit për dyshimet se ai nuk i ka deklaruar të gjitha të ardhurat, duke fshehur rreth 44 milionë dollarë në periudhën kohore 2010-2015.

Ghosn ka mohuar akuzat dhe është thënë të jetë në një disponim “luftarak”, sipas disa burimeve në kompaninë Renault, të cilën ai ende e udhëheq, pavarësisht pse gjiganti francez i veturave ka emëruar një shef të përkohshëm.

 

This post is also available in: English