Pas Volkwagen-it edhe Porsche njofton që do të largojë zyrtarisht nga prodhimi makinat me naftë.

Admin 0

 

Kompania gjermane Porsche ka vendosur të ndalojë prodhimin e makinave me naftë.  Porsche  duke parë se çfarë ka ndodhur vitin e kaluar me Volkswagen dhe me markat e tjera  si dhe duke u bazuar në kërkesat e klienteve dhe ndryshimeve që po ndodhin kohët e fundit  ka marrë vendimin final për largimin e veturave me naftë.

Modeli i parë me naftë nga kjo kompani është lançuar para 16 vitesh. Dy modelet e fundit që janë në shitje në Evrope janë Macan S dhe Panamera 4S. Po është paralajmeruar që këto të dyja nuk do të hyjnë më në prodhim.

Shitjet ne tregun e Shteteve të Bashkuara  janë ndaluar sepse po kërkohen më shumë makinat elektrike.

Ka shumë mundësi që Porsche po mundohet të largojë modelet e vjetra, në mënyrë që të mos ketë nevojë që t’i përmirësojë ose riparoje sërish që të jenë në përputhje me rregullat moderne të trafikut dhe ambientit.

Porche mund të jetojë pa problem pa naftën, sepse vitin e kaluar ka shitur vetëm 15% të makinave të tilla. Arsye tjetër është edhe rreziku prej dëmtimeve që pësojnë  këto vetura dhe në rast të kthimit prapa, duhet të shpenzohen miliona në kompensim.

Lini një Përgjigje