Pasardhësi i Koenigsegg Agera RS do të jetë më i lehtë dhe më i fuqishëm

ardita 0

Vitin e kaluar në Gjenevë, Koenigsegg njoftoi se pasardhësi i Agera RS do të zbulohej në panairin që do të zhvillohej në vitin 2019, që do të thotë se tani jemi vetëm tre muaj larg nga debutimi i tij.

Ashtu si çdo Koenigsegg, pasardhësi i Agera RS-it pritet të vijë në një seri të kufizuar prej vetëm 125 njësi, gjë që i bie të jetë më shumë se sa seria e Agera RS-it e cila përbëhet prej vetëm 25 njësive.

Modeli i ri, aktualisht me emrin kodues “Ragnarok”, do të jetë më i lehtë, më i fuqishëm dhe më i shpejtë për dallim nga paraardhësi, dhe për këto arsye do të jetë edhe më i shtrenjtë. Kujtojmë se Agera RS zyrtarisht është vetura më e shpejtë në botë e cila mund të udhëtojë ligjërisht edhe në rrugët publike.