Pasi drejtuesit e mjeteve do të shohin këto vija të bardha 3D me siguri do të ulin shpejtësinë

ardita 0

Ajo që po shikoni në foto janë  disa vija të bardha për kalimin e këmbësorëve të pikturuara në 3D. 

Qëllimi i tyre është që shoferët duhet të ulin shpejtësinë. Vijat e bardha 3D janë aplikuar edhe në rrugën Marchesetti, në Trieste të Italisë në një pjesë rruge shumë kritike për kalimtarët që duhet ta kalojnë. 

Iluzioni është i tillë, vijat e bardha duken sikur janë të ngritura lart falë hijeve të pikturuara nën to. Natyrisht, kjo do të tërheqë vëmendjen e shoferëve që udhëtojnë me shpejtësi dhe ata do të detyrohen të ngadalësojnë. Por kjo ide nuk është e re pasi është aplikuar edhe më parë në Indi, Kinë dhe Rusi.