Pasuesja e Lamborghini Aventador mund të prezantohet në vitin 2020.

Admin 0

Detaje të reja rreth makinës e cila do të jetë zëvendësuesja e makinës ikonë Lamborghini Aventador vazhdojnë të dalin dhe e dhëna e fundit sugjeron se makina e re do të jetë gati në vitin 2020. Makina Lamborghini Aventador është një makinë e cila ka një motorr elektrik dhe një motorr V12. Megjithatë sipas shefit të inxhinierëve të Lamborghini, Maurizio Reggiani kompania ende nuk e ka vendosur deri në çmasë do të elektrifikohet makina e re. Sipas Reggiani-t tek makina e re motorri elektrik do të vendoset në pjesën e përparme të makinës ndërsa motorri V12 në pjesën e pasme. Megjithë risitë e reja dhe përdorimin e fibrit të karbonit Maurizio Reggiani deklaroi se makina e re do të peshojë më shumë se Lamborghini Aventador.

Këtë vendosje të motorrit do ta shikojmë për herë të parë vitin tjetër ku Lamborghini do të prezantojë një tjetër supermakinë sportive e cila njihet me emrin LB48H. Kompania ka deklaruar se do të ndërtojë vetëm 63 makina të tilla dhe se një makinë e tillë kushton 2.5 milion dollarë. Megjithatë të gjitha këto makina janë shitur tashmë.

Sipas shefit ekzekutiv të Lamborghini Stefano Domenicali pas prezantimit të pasueses të Lamborghini Aventador do të vijë edhe pasuesja e modelit Huracan e cila do të kombinojë motorrin V10 me një motorr elektrik.

This post is also available in: English