Pavarësisht Brexit, Toyota prodhon një makinë të re hibride për Suzukin

ardita 0

Ditën e mërkurë Toyota tha se do të ndërtojë një makinë të re hibride në Britaninë e Madhe për kompaninë Suzuki. Kjo ishte një lajm i mirë për industrinë britanike të makinave, i cili është goditur nga pasiguria e Brexit.

Toyota pret që prodhimi të fillojë në fund të vitit 2020 në fabrikën e tij në Welsh dhe në fabrikën Burnaston. Vetëm dy javë më parë CEO i Toyota-ës, Marvin Cooke paralajmëroi se firma mund të përfundojë prodhimin në Britaninë e Madhe në vitin 2023, nëse vendi do të dalë nga Bashkimi Europian pa asnjë marrëveshje.

Cooke gjithashtu shtoi se njoftimi i së mërkurës nga gjigandi japonez i makinave, i cili punëson më shumë se 3200 njerëz në të dy fabrikat e veta në Britaninë e Madhe “tregon besimin e Toyota-s” në fuqinë punëtore vendase.

Toyota tha se do të furnizonte Suzuki-n me automjete hibride-elektrike bazuar në modelin e saj Toyota Corolla. Njoftimi është ndërtuar mbi një memorandum mirëkuptimi midis palëve në vitin 2018 për të punuar së bashku në projekte, duke ruajtur pavarësinë dhe konkurrencën e tyre.

This post is also available in: English