Për 10 vitet e ardhshme, Volkswagen planifikon të prodhojë 22 milionë makina elektrike

ardita 0

Drejtori i Volkswagen, Herbert Diess njoftoi ditën e martë se prodhuesi i makinave do të prodhonte 22 milionë makina elektrike gjatë dekadës së ardhshme. Ky numër i ri për prodhimin e makinave elektrike është afërsisht 50% më i lartë se qëllimi si mëparshëm i saj prej 15 milionë, pra Volkswagen është i qartë në mesazhin e tij që : makinat elektrike po vijnë.  

Prodhuesi gjerman ka në plan të investojë 12.5 miliardë dollarë në automjetet elektrike dhe autonome, kompania gjithashtu filloi edhe biznesin e baterive në fillim të vitit.

Volkswagen ka ende shumë rrugë për të bërë në mënyrë që të plotësojë qëllimin e saj: CNN raporton se Volkswagen Group duke përfshirë këtu Audi, Porsche dhe Skoda vitin e kaluar kanë shitur rreth 10.8 milionë makina, por vetëm 40 mijë prej tyre ishin elektrike. Diess gjithashtu tha se  kompania është orientuar tek automjetet elektrike për t’u përshtatur me kufizimet e reja të emetimit të dioksidit të karbonit në Evropë.

Bashkimi Europian vendosi kufizime të rrepta për emetimet e dioksidit të karbonit vitin e kaluar, duke sjellë një fitim operativ pak më të ulët për Volkswagen. 

 

This post is also available in: English