Për ata që janë në karrige me rrota tani është më e lehtë të lëvizin

Tani karrigen tuaj mund ta ktheni në një mini-motorr.
“Firefly” nga marka Rio Mobility është një rrotë elektrike e motorizuar e cila mund të montohet te karrikja me rrota. Ky mini-motorr ka dy leva të ndara të cilat komandojnë që të ecë përpara apo mbrapa. Ka një motorr elektrik 350W dhe shpejtësinë maksimale e ka 20 km/orë. Kjo bateri e zëvëndësueshme është 36 voltshe lithium-ion dhe mund të karikohet plotësisht për 4 orë dhe ka një kohëzgjatje apo jetëgjatësi prej 24 kilometrash.
Firefly peshon 11 kg me baterinë e vendosur dhe mund të tërheqë rreth 127 kg peshë. Ky mjet elektrik kushton 2,395 dollarë.