Për herë të parë në “Frankfurt Motor Show në vitin 2017 u prezantua Bentley Continental GT pa “çati”.

Për herë të parë në “Frankfurt Motor Show në vitin 2017 u pa modeli Bentley Continental GT pa “çati”.
Edhe pse ky model është parakaluar nga modeli Bentayga si modeli më i shitur i makinave Bentley, modeli Continental GT mbetet makina ikonë e Bentley.
Në këtë mënyrë Bentley për vitin 2019 do të prezantojë modelin Continental GT kabriolet. Ky model do të ketë një “çati” që ulet dhe ngrihet.
Makina e re do të ketë një zhurmë më të reduktuar si edhe do të jetë më e fortë dhe më e lehtë në peshë se modeli paraardhës.
Për të motivuar klientët që ta blejnë kjo makinë do të pajiset me motorrin 6-litërsh W12. Kjo makinë arrin shpejtësinë nga 0-96 km/h në vetëm 3.7 sekonda ndërsa shpejtësia maksimale është 333 km/h.