Perini Navi shet jahtin e parë hibrid me vela

ardita 0

Kantieri italian Perini Navi ka shitur jahtin prej 42 metrash të serisë E-volution. Jahti është shumë i zhvilluar nga ana teknologjike e bërë sipas porosisë së pronarit. Jahti u prezantua fillimisht në Monaco Yacht Show në vitin 2017. Ai është i ndërtuar nga alumini dhe ka dhe një velë të madhe.

Pamja e jashtme  është dizenjuar nga shefi i dizenjuesve të kanterit Perini Navi Franco Romano. Jahti është i pari në serine E-volution me shkronjën “E” që do të thotë elektricitet.  Sistemi shtytës i jahtit është i një motorri me naftë dhe një motorri elektrik. Jahti mund të lundrojë deri në 3200 milje detare në shpejtësinë prej 10 nyjesh dhe mund të akomodojë deri në 10 persona.

This post is also available in: English