Përtej pritshmërive, makinat elektrike në Europë kalojnë 1 milionëshin

ardita 0

Sipas statistikave më të fundit, në Europë ka mbi një milion makina elektrike, pasi shitjet u rritën me më shume se 40% në gjysmën e parë të vitit. Europa e arriti këtë shifër pothuajse një dite pas Kinës, e cila ka një treg më të madh makinash. Ndërsa pritet që Shtetet e Bashkuara të arrijnë shifrën e një milion makinave elektrike më vonë këtë vit.

Rreth 195 mijë makina elektrike nga muaji janar deri në qershor janë shitur në të gjithë BE-në, Norvegji, Zvicër, Islandë, Lihtenshtajn, një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas analistëve me rritjen e shitjeve pritet që numri total të shkojë në 1.35 milionë deri në fund të vitit. Sipas tyre një milion makina elektrike në Europë është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt elektrifikimit dhe plotësimit të objektivave për emëtimet por sidoqoftë nuk është i mjaftueshëm.

Shifrat përfshijnë jo vetëm makinat elektrike por edhe ato hibride që mund të udhëtojnë në distanca të shkurtra me bateri, para se të kalojnë te motori konvecional. Por pavarësisht se shitjet e makinave po rriten ato përbëjnë vetëm 2% të të gjitha makinave të reja që regjistrohen në Europë.

Në këtë fushë kryeson Norvegjia me 36.500 makina elektrike të shitura. Numri i rritur i makinave në Gjermani tregon se deri në fund të vitit pritet ta lërë pas Norvegjinë. Gjithashtu edhe Hollanda e Danimarka kanë patur rritje por Britania e Madhe është ajo që ka ngelur pak mbrapa.

 

 

This post is also available in: English