Peugeot 208 i ri spiunohet gjatë testimit në dëborë

ardita 0

Dihet tashmë që ne jemi shume të kënaqur me dizajnin e 508-tës dhe shpresojmë që disa tipare të stilit të saj të përfshihen edhe në modelet e ardhshme të Peugeot. Duket sikur kompania po na i plotëson dëshirat pasi gjererata e ardhshme 208 është parë me disa karakteristika të ngjashme vizuale.

I kapur duke kaluar testimin përfundimtar në klimat e motit të ftohtë, supermini i rindërtuar dukej gati të hidhte maskimin dhe të zbulonte metalin e tij të gatshëm për prodhim.

Ne nuk jemi aspak të befasuar nga fakti që ky prototip kishte pesë dyer për shkak të uljes së kërkesës nga blerësit për modelet me tre dyer. Pavarësisht nga maskimi, është e lehtë të shohësh se dizenjimi i pjesës së përparme duket pak a shumë si një 508 i zvogëluar.

Ky model do të përdorë platformën CMP (Common Modular Platform) në të cilën bazohet DS3 Crossback, e cila do të hapë mundësinë për një version plotësisht elektrik.

Premiera e versionit standard të Peugeot 208, me motorët konvencionalë, pritet të ndodhë në fillim të marsit në panairin e veturave në Gjenevë, ndërsa në shitje do te dale më vonë gjatë 2019-ës.

This post is also available in: English