Peugeot 208 shpallet vetura e vitit në Evropë

ardita 0

Në Gjenevë është mbajtur gara për titullin “Vetura evropiane e vitit 2020”, ku fitues ishte Peugeot 208. 

Peugeot 208 triumfoi me 281 pikë nga juria ndërkombëtare e 60 gazetarëve të automobilave nga 23 vende evropiane. Në vend të dytë ishte Tesla Model 3 me 242 pikë dhe në vend të tretë Porsche Taycan me 222 vota.

Shtatë finalistët ishin BMW 1 Series, Ford Puma, Peugeot 208, Porsche Taycan, Renault Clio, Tesla Model 3 dhe Toyota Corolla. Peugeot 208 i gjeneratës së dytë është montuar në platformën mekanike CMP (Common Modular Platform), duke e bërë peshën e frenimit më të vogël rreth 30 kg në krahasim me paraardhësin e tij.

Risia më e madhe në motorizimin e modelit të ri 208 është prezantimi i versionit plotësisht elektrik, i etiketuar e-208. Kjo makinë e ruan energjinë elektrike në bateri 50 kWh, të mundësuar nga një motor elektrik me 136 kuaj/fuqi. Peuget e-208 shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin në 8.1 sekonda. 

Peugeot garanton se bateritë do të mbajnë 70% të kapacitetit fillestar pas 8 vjetësh përdorimi ose 160.000 km.