Peugeot drejt motorrëve elektrikë

Admin 0

Peugeot i është bashkuar kompanive të tjera të makinave të cilët prodhojnë motorrë elektrikë. Peugeot prezantoi motorrët Hybrid dhe Hybrid4 të cilët do të vendosen tek Peugeot 3008 dhe 508.

Peugeot 508 do ë pajiset me motorrin elektrik Hybrid i cili do i bashkohet atij me benzinë duke krijuar një makinë hibride. Ky motorr shtesë do i japë më shumë fuqi makinës  si edhe do të reduktojë ndotjen që kjo makinë shkakton në mjedis.

Peugeot 3008 do të pajiset me Hybrid4 i cili do t’i bashkëngjitet motorrit prej benzine duke e shndërruar edhe këtë makinë në hibride. Vendosja e këtij motorri do të kërkojë edhe vendosjen e një batrie më të madhe tek Peugeot 3008. Me vendosjen e motorrit Hybrid4 makina mund të arrijë shpejtësinë nga 0-62 mph në 6.5 sekonda si edhe mund të përshkojë rreth 30 milje vetëm duke përdorur motorrin elektrik.

 

 

This post is also available in: English