Peugeot do të paraqesë konceptin e saj të jashtëzakonshëm tek “Motor Show” në Paris

ardita 0

Peugeot ka njoftuar se do të paraqesë konceptin e saj më të ri në muajin tetor tek “Motor Show” e cila do zhvillohet në Paris. Pritet që koncepti të ketë pamje shumë të ndryshme nga modeli Peugeot LT50 R hibrid.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Jean- Philippe Imperato nuk donte të zbulonte më tepër detaje, por duke patur parasysh se plani i Peugeot për të elektrizuar të gjitha modelet e reja nga 2019, nuk ka dyshim se kjo do të jetë një makinë EV.

Peugeot gjithashtu do të paraqesë edhe makinën 508 në Paris. Peugeot ka prezantuar tradicionalisht koncepte interesante dhe i fundit ishte Instinct në Gjenevë më 2017. Ishte një kompakt agresiv me “shooting brake” dhe vëmendja u nxit veçanërisht për dritat e mprehta LED dhe një maskë të gjerë përpara. 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”48″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

This post is also available in: English