Phinis përfundon jahtin e saj tradicional indonezian

Admin 0

Phinisi ka përfunduar ndërtimin e jahtit tradicional prej 55 metrash të quajtur Prana. Jahti ka bërë një udhëtim nga ishulli i Balit në atë të Flores për tju dorëzuar pronarit. Tani jahti do të bëjë një udhëtim rreth ishujve Komodo, Banda dhe Raja Ampat.

Phinisi punoi rreth 21 muaj për të ndërtuar jahtin Prana i cili është i bazuar në dizajnin e anijeve tradicionale. Jahti ka 7 vela  të përmasave të ndryshme. Prana ka një shpejtësi maksimale prej 11 nyjesh. Jahti ka 9 dhoma të mëdha përgjatë 4 kateve si dhe një yoga terrace, spa dhe shumë vende për të qendruar jashtë ose edhe për të ngrënë jashtë.

This post is also available in: English