“Pistë helikopteri, mini-kuzhinë, vaskë por jo vetëm”, kjo është “shtëpia me rrota” Furrion Elysium RV që do t’ju mahnisë

ardita 0

Koncepti Elysium përmban më shumë sesa një mini kuzhinë dhe CD player, ofron në të një pistë  helikopteri, vaskë, një dhomë ideale gjumi , mbajtëse vere dhe ekrane me prekje.

Furrion është një kompani teknologjike që prodhon gjithçka nga jahtet deri tek televizorat LED, soba etj.  Kompania jep ide apo edhe prodhime për industritë rreth vizualizimit arkitekturor, dizajnit të brendshëm etj.

Elysium është 13.7 metra e gjatë, 2.4 metra e gjerë dhe 4.15 metra e lartë, por ndoshta është më e bukur sesa apartamenti juaj.

Furrion thotë se Elysium është si një shtëpi e kompletuar. Qëllimi i krijimit të Elysium ishte të dizenjonte një makinë-shtëpi që i lidh pasagjerët me teknologjinë inteligjente dhe promovon rehati dhe luks.

Brenda saj, do të gjeni tre televizora 4K me madhësi ekrani të ndryshme, kamera vëzhguese, një oxhak, kuzhinë të kompletuar, mikrovalë, lavastovilje, frigorifer, sobë etj.

Dhe në qoftë se këto nuk ju duken mjaftueshme Elysium përmban një tualet dhe një dush. 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”82″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 

This post is also available in: English