Polestar 1 bën debutimin e saj në Amerikën e Veriut në “Pebble Beach Concours d’Elegance”

ardita 0

Pas prezantimit të bërë në Europë në ‘Geneva Motor Show’, Polestar 1 është prezantuar edhe në Amerikën e Veriut në panairin e Pebble Beach, Kaliforni. Ky event është shumë i rëndësishëm për kompaninë e cila e konsideron Amerikën si tregun e saj më të madh. Afërsisht 200 klientë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë porositur makinën e re hibride, ky është numri më i madh i porosive nga një vend i vetëm.

Fillimisht u mendua se kjo do të ishte një Volvo Coupe, por Polestar 1 është një makinë e veçantë. Prodhimi do të nisë në mesin e vitit 2019  në fabrikën e re e cila ndodhet në Chengdu, Kinë. Fabrika e quajtur Polestar Production Center do të prodhojë 500 makina në vit, me prodhimin që do të rritet në vitet e ardhmshme.

Polestar 1 është makina hibride që mund të përshkojë distancën më të gjatë duke përdorur motorrin elektrik. Ajo mund të përshkojë rreth 150 km me një karikim të vetëm. Por kjo makinë nuk është dhe aq e lire në çmim. Një makinë Polestar 1 në Shtetet e Bashkuara do të kushtojë 155,000$ ndërsa në Europë 155,000€.

This post is also available in: English