Polestar zbulon makinën e parë tërësisht elektrike në datën 27 Shkurt

liridona 0

Polestar ka planifikuar makinën e parë tërësisht elektrike ende pa pasur një plan për një makinë me karburant, por vetëm tani po përgatitet ta sjellë në jetë.

Kompania ka deklaruar se po përgatitet të sjellë makinën e parë elektrike nëpërmjet një eventi live në datën 27 Shkurt.

Polestar 2 do të rivalizojë Tesla Model 3 në çmim (rreth 39,000$ me 65,000$). Makina do të performojë me rang bazë 563 km.

Makina do të ketë të njëjtin koncept 40.2 të pjesës së jashtme të makinës me markën Volvo.

Ajo çfarë është radikale është se makina do të përdorë sistemin e informacionit të fuqizuar nga Google.

E ardhmja e markave Polestar dhe Volvo sillet rreth makinave elektrike. Nëse 2 do të ketë sukses, kjo i përshtatet më së miri planeve të tyre afatgjata.

Kjo mund të rrisë presionin mbi markat Tesla, VW dhe prodhues të tjerë që duan që makinat elektrike të bëhen kryesore në vitet në vazhdim.