Policia Australiane jep lajmin e keq për kriminelët dhe entuziastët e shpejtësisë

liridona 0

Akoma edhe më keq për ta është se makina e re e policisë është e pamarkuar por me drita pulsuese blue dhe të kuqe. M3 mund të shkojë nga 0-100 km/h në 3.9 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 280 km/h.

Kriminelët në Australi nuk e kanë pritur aspak mirë këtë lajm. Sipas një grupi në rrjetin social Facebook quajtur Australian Police Vehicles, makina më e re e policisë në Kanberra në Australi është një BMW.

Nuk është thjeshtë një BMW, por një M3 me 425 kuaj fuqi. Kriminelët të cilët kishin planifikuar të kryenin ndonjë vjedhje apo prej adhuruesve të shpejtësisë që pëlqejnë të thyejnë limitet, gjëra jo medoemos do të shkojë në favorin e tyre nëse prapa kanë një sedan blu me logon e BMW.

Akoma edhe më keq për ta është se makina e re e policisë është e pamarkuar por me drita pulsuese blue dhe të kuqe. M3 mund të shkojë nga 0-100 km/h në 3.9 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 280 km/h.Nëse kjo nuk mjafton, policia tha se makina akoma më të fuqishme do ti shtohen flotës. Nga të gjitha makinat e policisë që kemi parë, Dubai ka flotën më të shpejtë ku përfshihen Bugatti Veyron dhe Lamborghini Aventador.