Porche prezanton modelin e ri Macan në Shanghai.

Admin 0

Porsche ka prezantuar një version të ri të mini-fuoristradës Macan në Shanghai, duke premtuar se makina e re do të  ketë disa ndryshime në dizajn, do të jetë më e rehatshme dhe më e manovrueshme. Macan i ri vjen pas 350,000 shitjeve të këtij modeli që nga viti 2014 kur u prezantua për herë të parë, duke u bërë një nga modelet më të rëndësishme për Porsche.

Interesante është se prezantimi i Macan vjen vetëm disa orë pasi Volkswagen Group prezantoi Audi-n Q3 të ri gjë që tregon rivalitetin midis kompanive.

Pamja e jashtme e Macan-it të ri duket e njëjtë edhe pse Porsche thotë se ka element të dizajnit të 911 dhe 918 për ta bërë Macan të duket më sportive. Macan i ri është më e gjerë dhe vjen në 4 ngjyra të ndryshme. Gjithashtu dritat e përparme i ka LED dhe ka një “rrip” drite LED 3D në pjesën e prapme të makinës. Edhe pjesa e brendshme e makinës ka disa ndryshime të vogla në dizajn dhe ngjason pak me kabinën e një 911. Akoma nuk ka një çmim të caktuar nga Porsche por çmimi mendohet se do të jetë rreth 50,000 paund.

This post is also available in: English