Porsche 718 Boxter Spyder spiunohet gjatë testimit në borë

ardita 0

Pas disa muaj testimi tashmë, Porsche vazhdon të provoje modelin 718 Boxster Spyder, dhe këtë herë Roadster është parë duke u testuar në mot të ftohtë.

Inxhinierët gjermanë po sigurohen që modeli mund të drejtohet pa probleme në kushte acari. Edhe pse 718 Boxter Spyder ka nje stil te vecante ai eshte homologu i Cayman GT4 pasi ndajne te njejtat pjese mekanike.

Lançimi i 718 Cayman GT4 Clubsport nxiti spekulime rreth Boxster Spyderit. Vetura përdor një motor 3,8-litër me kapacitet prej 420 kuajfuqi. Sidoqoftë, spekulimet e mëparshme tregojnë se Cayman GT4 dhe Boxster Spyder mund të përdorin një version të motorit 4.0-litër nga Porsche GT3.

Cayman GT4 dhe Boxster Spyder do të kenë një çmim të lartë për të arritur performancën e tyre në rritje.