Porsche 911 GT3 RS i 2019, një nga makinat më të shpejta që Porsche ka prodhuar ndonjëherë

ardita 0

Kompania Porsche është në fazat e fundit të zhvillimit të gjeneratës së ardhshme të makinës 911. Makina për të cilën po flasim është lançuar në treg në fund të vitit të plotë kalendarik.  Eshtë një version i përditësuar, makina 911 GT3 RS ka më shumë fuqi. Ajo do të debutojë publikisht pas disa javësh në ekspozitën vjetore të Gjenevës.

GT3 RS ka një motorr 6 cilindersh ne vije te drejte, 4.0 litër dhe prodhon 520 kuaj fuqi , 20 kuaj fuqi më shumë sesa modeli që po largohet. Eshtë motorri më i fuqishëm  që Kjo markë ka  krijuar ndonjëherë për një nga makinat e veta jashte piste . Në qoftë se doni të blini një Porsche me më shumë fuqi, ai do të jetë ose një model turbo ose hybrid.

Porsche ka zbatuar  mësimet që mësoi nga makina 911 GT3 RS. Plotësisht i përshtatshëm, sistemi i amotizimit që përdor disa nga komponentët më të avancuar që nuk janë përdorur ndonjëherë në asnjë Porsche tjetër.

Pesha është armikui i performancës së kësaj makine. E cila ka përdorur materiale të lehta si fibër karboni, magnez dhe poliuretani për të patur sa më pak peshë që të jetë e mundur, duke e çuar RS në 1451 kg.

Koncepti për ruajtjen sa më të vogël të peshës vazhdon edhe në brendësi të saj. Porsche ka krijuar  xhamat shumë të hollë në pjesët anësore dhe në xhamin e pasmë, ka shtuar disa panele të lehta të dyerve në vend që të shtonte koncepte konvencionale, ka hequr disa nga izolimet e tingullit.
Makina 911 GT3 RS i vitit 2019 ka dalë në shitje, megjithatë dërgesat janë planifikuar të fillojnë në vjeshtën e vitit 2018. Çmimi fillon nga $187,500.

Lini një Përgjigje