Porsche 911 nuk pyet për lagështirë! Ja pse e themi këtë gjë.

liridona 0

Kemi folur më parë se sa e shpejtë është Porsche 911 dhe sa të mrekulluar jemi. Dhe kemi bërë fjalë për modelin fillestar Carrera S.

Pra imagjinojeni vetë se çfarë është e aftë të bëjë Turbo S. Megjithatë do na duhet të presim disa muaj për ta parë këtë.

Ajo çfarë e bën çdo 911 të ndryshëm nga makinat e tjera sportive është pereformanca në rrugët me dredha. Gjenerata 922 shton një manovër të veçantë për rrugët e lagëta, falë Wet Mode të Porsche.

Sistemi e bën makinën më komforte, më të kontrollueshme dhe të sigurt, si dhe më të shpejtë në ditët me shi.

Sistemi Wet Mode identifikon automatikisht rrugët e lagëta dhe rregullon stabilitetin e automjetit.

Madje, sistemi paralajmëron drejtuesin e automjetit për riskun që i parashtrohet. Ndërsa sensorët akustikë në gomat e përparme mund të dallojnë pikat e ujit që spërkasin këto sensorë.