Porsche 959 Dakar është nxjerrë në shitje në një ankand

liridona 0

Për herë të parë del në shitje një Porsche 959 i përdorur në rally-n e Dakar.Porsche 959 u prodhua me një qëllim të vetëm: të ishte makina më e shpejtë dhe më e avancuar nga ana teknologjike që Porsche kishte krijuar.

Makina e parë u prodhua në 1983 dhe ishte kryesisht një makinë garash.Ajo u modifikua në mënyrë që të regjistrohej në garat e Group B Rallying.Por kur makina përfundoi ajo ishte më e rëndë se Lancia Delta Integrale dhe këto gara u mbyllën.

Kështu Porsche vendosi që ta modofikonte sërish makinën në mënyrë që të regjishtrohej në rally-n e Dakar.Dhe kështu ndodhi 959 hyri në rally-n e Dakar e drejtuar nga pilotët Rene Metge dhe Dominique Lemoyne.Kjo është vetëm një nga 3 makinat që u ndërtuan për rally Dakar.

Edhe këto makina nuk arritën të mbyllnin garën ato shërbyen si një test për Porsche të cilët me një version pak më të modifikuar të 959 në 1986 arritën të dominon garën duke përfunduar në vendet e parë, dytë dhe gjashtë.Porsche 959 do të shitet në ankand me çmimin fillestar prej 2,500,000 paundësh.

This post is also available in: English