Porsche i jep lamtumirën motorrëve me naftë

Admin 0

Porsche i është bashkuar kompanive të tjera të makinave të cilat janë duke e ndaluar prodhimin e makinave me motorr nafte. Shkaku i këtij ndryshimi të politikave është rritja e kërkesave për makina elektrike sidomos në Europë. Në një njoftim zyrtar Porsche njoftoi se do të investojë rreth 6 miliard euro në sektorin e makinave elektrike dhe se ky investim do të jetë baza për rritjen e kompanisë në të ardhmen.

Rritja e investimeve në sektorin e makinave elektrike është bërë për shkak të rritjes së kërkesës për këto makina. Sipas shifrave zyrtare të Porsche 63% e makinave të modelit Panamera të shitura në Europë janë hibride. Dhe po sipas këtyre shifrave kërkesa për makina me motorr me naftë është duke rënë. Duke parë këto shifra duket se Porsche ka bërë një zgjedhje të zgjuar. Kjo kompani do të prodhojë ato lloj makinash që shiten më shumë. Për ata që janë fansa të makinave të shpejta dhe nk i pëlqejnë ato sportive Porsche tha se do të vazhdonte prodhimin e makinave me mottro me benzinë.

This post is also available in: English