Porsche Macan rinovohet,ja sesi duket ajo! (Foto)

liridona 0

Porsche Macan, ose SUV-i kompakt nga Shtutgarti, duket se ka kaluar një proces rinovimi cilësor në atë që mund të parashikojmë si gjysëm ciklin e jetës.

Ndryshimet vijnë si nevojë e natyrshme për nga mosha, modeli aktual është tashmë në treg prej katër vitesh, por edhe nga ndryshimet që Porsche ka propozuar ndërkohë në modelet e tjera si Panamera apo modeli i fundit i Cayenne.
Modeli aktual ka patur një sukses të rëndësishëm, duke llogaritur që ka shitur mbi 350.000 njësi, dhe këto nuk janë shifra të vogla për një prodhues premium dhe një model që nuk është tamam tamam ekonomik.Prezantimi i këtij modeli u bë në Shangai, për të theksuar edhe një herë rëndësinë strategjike që ky treg ka për të gjithë industrinë automobilistike.

Risitë në modelin aktual janë më shumë teknologjike sesa estetike, duke parë që ndryshimet dhe jo shumë të mëdha, janë kryesisht në pjesën e pasme.

Teknologjia Led për sa i përket ndriçimit në pjesën e përparme do të jetë tashmë standardi bazë për çdo version. Në pjesën e pasme, dritat Led krijojnë një formë të bashkuar midis fenerëve ku integrohet edhe emri “Porsche”.

Disqet e mëdha që lënë në dukje pincat e frenave të evidentuara me ngjyrë të verdhë limon së bashku me 2 marmitat me dy tuba shkarkimi secila, përforcojnë pamjen sportive që ka Macan i ri.Nga brenda ndryshimet janë më të dukshme. Timoni ka një design sportiv me tre krahë i cili që të jep ndjesinë e një modeli Granturismo që në pamjen e parë. Komandat në timon kompletojnë së bashku me butonin “Sport” si tek modeli sportiv 911 kompletojnë kuadrin. Ekrani i madh 11” është një tjetër risi e modelit të ri i cili integron teknologjinë Porsche Communication Management (PCM) dhe në paketën Connection Plus përfshijnë komandat zanore, informacionet në kohë reale mbi trafikun dhe applikacionin Offroad Precision App, që mundëson rregjistrimin e të dhënave nga rrugëtimet e ndryshme “jashtë asfaltit”. Sistemi Traffic Jam Assistant mundëson guidën autonome në shpejtësi deri në 60 km/h duke ruajtur distancën dhe shpejtësinë e duhur brenda korsisë.Shasia e Macan-it të ri është optimizuar dhe Porsche premton një ekuilibër neutral me ekuilibër të mirë dhe komoditet të përmirësuar.

Veçori e segmentit SUV është përdorimi i gomaveme seksion të ndryshëm midis aksit të parë dhe të pasëm, siç bëhet në rastin e 911, që në fakt ka të tjera nevoja për dinamizëm dhe sjellje në rrugë. Sipas Porsche, ky sistem garanton një sjellje inteligjente të SUV-it kompakt falë teknologjisë së përdorur Porsche Traction Management (PTM).

Ekuilibri dhe dinamika e makinës është e përmirësuar nga disqet e reja me përmasa 20” dhe 21” që duhet të rrisin edhe kënaqësinë në guidë.

Për momentin kaq dimë nga ky model që me këto të dhëna do të jetë për tregun kinez, ndërkohë që presim detaje mbi motorizimin dhe nëse modeli për Europën do të ketë ndryshime.