Porsche ka nisur prodhimin e modelit Macan të vitit 2019

Admin 0

Porsche Macan i ka kaluar pritshmëritë e kompanisë duke u bërë modeli më i shitur i Porsche në një kohë të shkurtër. Më shumë se 350,000 makina janë shitur që nga dalja në treg të makinës së parë në vitin 2014. Pas prezantimit rreth një muaj më parë në Shanghai Porsche Macan i vitit 2019 është duke u ndërtuar në fabrikën e kompanisë në Leipzig, Gjermani.

Porsche kërkon që ta fillojë prodhimin sa më shpejtë të jetë e mundur në mënyrë që të furnizojë tregun me makinat e reja. Jun do të mendoni se një kompani gjermani me fabrikat në Gjermani do ta nxjerrë makinën e saj të parë në treg atje por ktu gaboheni. Makina e parë do të shitet në Kinë. Kina është tregu më i nadh i Porsche me më shumë se 100,000 makina Macan të shitura deri tani. Porsche po kërkon që të bëjë para me anë të fuoristradave të saj Cayenne dhe Macan në mënyrë që të financojë projektet për ndërtimin e makinave elektrike.

This post is also available in: English